Leskaj: 2 muaj, 20 denoncime

02/03/2012 00:00

Në muajin e tretë, si kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar
Leskaj deklaron se gjatë kësaj periudhe jane kallëzuar në prokurori nga
KLSH, 20 zyrtarë. Por zoti Leskaj duke folur per marrëdhëniet e
mëparshme mes dy institucioneve nuk harroi ta ndaje “fajin” përgjysmë,
për shqetësimin e ngritur nga akuza, se për 2011 nuk ka patur asnjë
kallëzim të referuar.

“Kjo ka ardhur si rrjedhojë e punës së dobët të KLSH-së, por gjithashtu edhe rrjedhojë e një nënvleftësimi, një lloj zbehjeje të raporteve mes KLSH-së dhe Prokurorisë. Eshtë një marreveshje e vitit 2006 mes krerëve të dy institucioneve, e cila per te qene te sinqerte nuk ka qene efektive”, tha Leskaj.

Kreu i KLSH-së theksoi se institucioni qe ai drejton, duhet te gjeje tek organi i akuzes nje partner qe i vlereson shqetesimet.

“Besoj shumë shpejt që të dy palët do të gjejnë partnerë seriozë në punë. Janë gjithsej rreth 20 zyrtarë të rangut të mesëm dhe të lartë, të cilët janë kallëzuar. Le të shpresojmë që Prokuroria e Pergjithshme dhe degët e saj në rrethe do t’i përgjigjen me pozitivitet përpjekjeve tona”, tha Leskaj.

Ne fakt ne kuader te bashkepunimit institucional, zoti Leskaj hodhi firmen e bashkepunimit ne marreveshjen mes KLSH-së dhe Inspektoriatit te Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive. Inspektori i Pergjithshem i ILDKP-së, Adriatik Llalla u beri apel te gjithe subjekteve te deklarojne pasurite brenda afatit ligjor te 31 marsit.

“Nënshkrimi i kësaj marrëveshje bashkëpunimi përkon dhe me një periudhë të rëndësishme të punës së ILDKP-së. Siç parashikohet në ligj data 31 mars është afati i fundit i përcaktuar në ligj, sipas të cilit të gjithë zyrtarët, subjektet deklarues kanë detyrimin të deklarojnë pranë Inspektoriatit të Lartë interesat e tyre private, më konkretisht në deklarimin e tyre duhet të bëjnë prezente ndryshimet që kanë ndodhur në interesat e tyre private gjatë vitit 2011. Me këtë rast rikujtojmë të gjithë zyrtarët, subjekt-deklarues që të respektojnë me korrektësi afatet ligjore për deklarimin e interesave private”, tha Llalla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB