Halimi takon përmbaruesit privatë

02/03/2012 00:00

Ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi zhvilloi një takim me 53 përmbarues privatë të cilët prej gati një viti kanë marrë licensat e para për këtë shërbim.

Në fjalën e tij ministri Halimi vlerësoi reformën në sistemin përmbarimor, duke paralajmeruar se ky shërbim në të ardhmen e afërt do të kalojë plotësisht në një shërbim privat.

Sipas Halimit, publiku e ka mirëpritur këtë lloj shërbimi, pasi kanë konstatuar ekzekutimin më të shpejtë të vendimeve gjyqësore. Por nga ana tjetër Halimi ka tërhequr edhe vëmedjen e përmbaruesve privatë për zbatimin me korrektësi të procedurave duke pranuar se janë konstatuar edhe gabime

Reforma në sistemin përmbarimor mbështetet me asistencë teknike edhe nga Bashkimi Europian dhe misioni Euralius në vendin toneë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta