Zyra e Bashkimit Evropian në Maqedoni ka bërë thirrje për maturi dhe ruajtjen e qetësisë pas protestave për vrasjen e dy shqiptarëve në Gostivar.

Përmes një njoftimi për shtyp, të cilit i referohet agjencia e lajmeve “INA”, zyra e Unionit ka shprehur gjithashtu keqardhjen dhe ngushëllimet e saj për vrasjen e dy të rinjve nga një polic maqedonas.

“Qeveritë lokale dhe qendrore po kryejnë hetime dhe do të marrin masat e duhura juridike. Gjithashtu, besojmë se faktorët politikë dhe shoqëria civile do të tregohen të përgjegjshëm në reagimin e tyre ndaj kësaj situate delikate që është krijuar”, thuhet në deklaratë.

Më tej misioni diplomatik evropian u ka bërë thirrje institucioneve që të mbajnë një qëndrim të fortë dhe të ndëshkojnë çdo lloj akti dhune që mund të verifikohet pas ngjarjes.

Ndërkohë, familja e policit vrasës ka braktisur Gostivarin për shkak të frikës nga një reagim apo hakmarrje eventuale nga komuniteti shqiptar.

Vetë agjenti Jakim Trifunovski ndodhet në gjendje paraburgimi në burgun e Shutkës, pasi ndaj tij gjykata ngriti në ditët e fundit akuzën e vrasjes së dy shqiptarëve.


Dy të rinjtë u qëlluan për vdekje
ditën e diel pas një debati me policin që nuk ishte në detyrë për motive të dobëta. Në momentin e të shtënave ishte e pranishme edhe vajza 10-vjeçare e Trifunovskit, e cila nuk ka dëshmuar.


Vrasja shkaktoi reagime të shumta në Maqedoni
. Ambasadori amerikan në Shkup, Pol Wohlers kërkoi hetimin e rastit, ndërsa apeloi që procesi hetimor të pritet me qetësi.

Ndërsa nga Shqipëria, Aleanca Kuqezi reagoi duke bërë thirrje që të ndalet racizmi anti-shqiptar në Maqedoni dhe duke u kërkuar shqiptarëve që të mos bien pre e provokimeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA