Gjykatësi dërgon e-mail racist për Obamën

02/03/2012 04:55

Kryegjykatësi i Shtetit të Montanas ka shprehur keqardhjen e tij për shpërndarjen në internet të një e-maili racist që kishte për protagonist presidentin amerikan Barak Obama. Grupet liberale të avokatisë kërkuan që Gjykatësi, Richard Cebull të japë urgjentisht dorëheqjen.

Cebull, në një intervistë të mërkurën për gazetën “Billings Gazette”, ka shprehur keqardhjen e tij e-mailin e dërguar.

“Është e pranueshme që ishte e papërshtatshe dhe një budallallëk”, tha Cenbull për veprimin që vetë kreu. “Nuk ka dyshim që është racist. Por nuk u dërgua me atë qëllim”.

Cenbull nuk e shkroi vetë materialin, por pranoi se në 20 shkurt ua kishte nisur atë disa miqve të tij, pasi i ishte dërguar nga i vëllai.  

Përmbajtja  e-mailit ishte kjo:

“Një djalë i vogël i thotë të ëmës: “Mami si ka mudënsi që unë jam i zi dhe ti je e bardhë?” E ëma përgjigjet, “As mos e mendo Barack! Nga çfarë mbaj mend unë nga ajo festë, je me fat që nuk leh!”

Obama është nga një racë e përzjerë.

Disa oraganizata thonë që falja e kërkuar nuk ishte e mjaftueshme.

Standardet që arsyetojnë largimin nuk janë të qarta, përtej një shkelje të së drejtës civile apo penale. Kongresi do të duhet të fillojë procedurat e heqjes, por disa gjyqtarë që përballen me të tilla procese kanë dhënë dorëheqjen zakonisht para se këto procedura të përfundojnë.

Top Channel