Siri, rebelët tërhiqen nga Homsi

01/03/2012 15:30

Rebelët në Siri janë tërhequr nga qyteti i rrethuar i Homsit, i përballur me një sulm të ashpër disa javor nga forcat qeveritare.

Megjithatë, braktisja e vatrës së rezistencës u quajt vetëm “taktike”. Sipas një zëdhënësi, rebelët vendosën të enjten të largohen nga lagjia e Baba Amr, për të kursyer jetën e katër mijë civilëve, të cilët refuzojnë të largohen nga banesat e tyre,

Sidoqoftë, mediat ndërkombëtare dyshojnë se janë humbjen e rënda të pësuar nga Ushtria Siriane për Liri, ato që kanë motivuar zmprasjen.

Televizioni Shtetëror Sirian konfirmoi lajmin se tashmë qyteti është i gjithi në duart e forcave qeveritare. Disa diplomatë të huaj kanë ngritur shqetësimin se pas rënies së rezistencës, banorët e Homsit mund t’i nënshtrohet një raprezalje të ashpër nga ana e forcave të presidentit Bashar al-Assad.

Diçka e tillë ka ndodhur më parë në vitin 1982, kur vendi drejtohej nga babai i Bashar, Hafez al-Assad. Pasi kryengritja e banorëve në qytetin e Hamës u shtyp me forcë, rreth 20 mijë persona u masakruan në disa ditë, në një prej masakrave më të mëdha që prej fundit të Luftës së Dytë Botërore.

Vlerësimet aktuale, e vendosin numrin e civilëve të vrarë në revoltat siriane të nisura një vit më parë nga 7 000 deri në 15 mijë persona.

Top Channel