SHBA mirëpret moratoriumin bërthamor të Koresë

01/03/2012 04:40

Shtetet e Bashkuara kanë mirëpritur zotimin e Koresë së Veriut për të pezulluar pasurimin e uraniumit, testet bërthamore si dhe raketat me rreze të gjatë veprimi.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney tha se ky veprim ishte një “hap i parë pozitiv” drejt denuklearizimit të gadishullit Korean.

Masa pason bisedimet mes SHBA-së dhe diplomatëve Koreano Veriorë në Pekin, javën e kaluar. Në këmbim, SHBA-ja ka njoftuar 240.000 ton ndihma ushqimore.

Koreja e Veriut ka konfirmuar pezullimin në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme të lëshuar në Phenian të mërkurën.

Departamenti Amerikan i Shtetit tha se Pheniani kishte rënë dakord gjithashtu të lejonte inspektorët e OKB-së për të monitoruar reaktorin e saj në Yongbyon për të verifikuar përputhshmërinë me masat.

“Këto janë masa konkrete që ne i konsiderojmë një hap të parë pozitiv drejt denuklearizatimit të plotë të gadishullit Korean në mënyrë paqësore,” tha z. Carney.

“Por natyrisht që ato duhet të pasohen nga veprime. Pra, ne do të ndjekim këtë fushë të politikës me këtë qasje në mendje,” shtoi ai.

Gjithsesi analistët mbeten të shqetësuar në lidhje me ekzistencën e mundshme të objekteve të tjera për pasurimin e uraniumit, përveç Yongbyon.

Top Channel