Kuvendi “shkarkon” Spahiun

01/03/2012 00:00

Komisioni Hetimor “Spahiu” paraqiti para Kuvendit raportin në përfundim të hetimeve për veprimtarinë e ish-nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu. Në raportin e paraqitur nga kreu i Komisionit Hetimor, Enkelejd Alibeaj, mbi Kreshnik Spahiun rëndonin një sërë akuzash.

Komisioni Hetimor ka gjetur një sërë shkeljesh ligjore të zotit Spahiu, si devijim nga detyra që i caktonte posti i nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, largime afatgjata në funksion të axhendës së tij personale politike, ushtrim dipplomacie me jashtë, komentim ligjesh, refuzim të paraqitjes së akteve zyrtare, shkelje e Kushtetutës në aspektin e llogaridhënies, shmangie e përgjegjësisë mbi veprimet e kryera etj.

Kryetari i Komisionit Hetimor, Alibeaj tha para deputetëve se Komisionit dhe Kuvendit nuk i është paraqitur akti i dorëheqjes së Spahiut, por edhe nëse kjo do të kishte ndodhur, ai shtoi se ligji për funksionimin e KLD-së e detyron anëtarin e këtij institucioni të vazhdojë detyrën deri në zëvendësimin e tij. Pikërisht për këto dy arsye, zoti Alibeaj kërkoi nga parlamenti një votim për shkarkimin e Alibeajt.

“Komisionit Hetimor nuk i është paraqitur akti i heqjes dorë së Kreshnik Spahiut. Akti nuk ka respektuar procedurën normale dhe në bazë të ligjit, akti i dorëheqjes e detyron anëtarin KLD-së të vazhdojë detyrën e tij deri në zgjedhjen e anëtarit tjetër. Pra Spahiu është sot anëtar i KLD-së”, tha Spahiu.

Si përfundim Komisioni i Hetimit në bazë të analizës ligjore akuzoi Spahiun se ka devijuar nga funksioni kushtetues i KLD-së, e ka zëvendësuar atë me veprimtari politike dhe është larguar më shumë se 30 misione afatgjata dhe të përsëritur për axhendën e tij personale politike.

Komisioni Hetimor i propozoi Kuvendit miratimin e 9 pikave të raportit hetimor:

1)    I propozoi Kuvendit miratimin e raportit
2)    Njohjen për dëmtimin e figurës së anëtarit të KLD-së së kryer nga Kreshnik Spahiu
3)    Shkarkim të Spahiut nga detyra
4)    Zgjedhjen e anëtarit të ri të KLD-së
5)    Dërgimi i raportit për prokurorinë
6)    Dërgimin e raportit pranë KLD-së
7)    Ndërprerjen e menjëhershme të punës së Spahiut
8)    Dërgimin e raportit në Kontrollin e Lartë të Shtetit
9)    Gjetjet të merren në konsideratë në rast të një reforme të mundshme për funksionimin e KLD-së.

Më pas Kuvendi, me 64 vota pro dhe 54 kundër, “shkarkoi” Kreshnik Spahiun nga detyra e anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Top Channel