Gjirokastër, plagos kunatin, pastaj vetëvritet

01/03/2012 23:00

Një 55 vjecar nga Tepelena ka plagosur me armë kunatin dhe më pas u vetëvra.

Ngjarja e rëndë ndodhi sot në Gjirokastër. Alket Salaj dhe Agim Dida fillimisht kanë qenë duke pirë kafe në një lokal buzë rrugës nacionale në fshatin Sofratikë të Dropullit dhe pas një konflikti 38 vjecari Salaj ka tentuar të largohet. Në këtë moment Dida shtiu ndaj tij me pistoletë dhe e plagosi rëndë.

Menjëherë pas këtij akti, autori u largua me shpejtësi në drejtim të fushës së Dropullit, por vetëm 500 metra më tej ai u vetëvra me të njëjtën armë zjarri. Nga një plumb në kokë Agim Dida gjeti vdekjen e menjëhershme.

Ndërkohë Alket Salaj u trasportua në spitalin e Gjirokastrës në gjendje të rëndë. Mjekët thanë se plumbi i ka përshkuar mushkritë dhe ende është në rrezik për jetën.

Policia që ka kqyrur vendngjarjen dhe ka nisur hetimet. Paraprakisht mësohet se shkak i ngjarjes ka qenë divorci i motrës së autorit.

Top Channel