“Fiks Fare”: Sekserët e ambasadave

29/02/2012 00:00

Është e vështirë të marrësh pasaportë biometrike kur je emigrant jashtë shtetit. Emigrantët shqiptarë mund të aplikojnë për pasaporta biometrike vetëm pranë përfaqësive diplomatike shqiptare në dy shtete.

Por edhe në këto vende, ata duhet të pagujanë nga 50 euro për të përshpejtuar proçedurat e pajisjes me pasaportë biometrike.

“Fiks fare” ka treguar në puntatën e së mërkurës sesi sekserët në dy ambasadat shqiptare që ofrojnë këtë shërbim, kërkojnë para për t’i futur emigrantët pa radhë.

Ky është një tjetër skandal që denoncon emisioni investigativ, pas atij të bujshëm të denoncuar para pak muajsh, mbi përdorimin e makinave diplomatike për trafik droge.

Top Channel