Vazhdon makthi i Kosta Allegra

28/02/2012 04:47

Ndërkohë që vazhdon frika në anijen italiane të Kostas Allegra, një varkë peshkimi ka mbërritur për t’i dhënë ndihmën e parë, kroçeres që ndodhet në mëshirë të fatit në Oqeanin Indian, bënë të ditur zyrtarët.

Kosta Allegra, e cila është simotra e Kosta Konkordias e përplasur pak javë më parë në afërsi të brigjeve italiane duke u marrë jetën rreth 32 personave, bëhet e ditur nga zyrtarët se ka më tepër se 1.000 persona në bord.

Një zjarr i madh i rënë në bordin e anijes Costa Allegra, përvecse ka shkaktuar panik tek pasagjerët, ka detyruar edhe kapitenerinë e saj të ndërrojë kurs e të udhëtojë drejt brigjeve të Seycheles, një zonë ku piratët janë mjaft aktivë.

Anija ka mbetur pa ajër të kondicionuar apo ambiente gatimi dhe një gjenerator emergjence, që mund të fiket në çdo moment, mban në punë radion, bëri të ditur roja bregdetare italiane.

Anijet e përfshira në operacionin shpëtimit ndodhen ende disa orë larg.

Çudia është, se anija i përket të njëjtës flotë si Kosta Konkordia, i cila u mbyt në brigjet italiane në janar, duke vrarë 32 persona.

Komandanti Cosimo Nicastro, nga roja bregdetare italiane, tha për BBC se barka e peshkimit, që rezulton të jetë franceze, tani për tani mund të ruajë komunikimin me anijen e shpëtimit por rreziku më i madh vjen në qoftë se bateria e emergjencës do të shkarkohet.

“Në çdo moment ne mund të humbasim komunikimin, sepse bateria e emergjencës mund të ndalet”, tha ai.

“Hapi i parë është të mbajmë komunikimin me anijen”.

Ai tha se agjencitë e përfshira në operacionin e shpëtimit do të rivlerësojnë situatën në orët në vazhdim.

Top Channel