Pogradec, qëllohet me armë polici
28/02/2012 14:55
Një polic në Pogradec është qëlluar me armë zjarri nga një person pas një konflikti verbal për motve të dobëta.
Sipas informacioneve të fundit, agjenti i komunës Velçan, Florian Hyka, është qëlluar me pistoletë, por për fat të mirë nuk ka humbur jetën.
Autoritetet lokale njoftojnë se efektivi është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Të njëjtat burime shtojnë më tej se agjentët e policisë kanë arritur të identifikojnë autorin e plagosjes, shtetasin Dritan Lushka.
Ngjarja në fjalë është një tjetër dëshmi se në vend nuk funksionon rendi dhe ligji dhe se kriminelët nuk kanë frikë të qëllojnë jo vetëm ndaj civilëve, por edhe zyrtarëve.
Top Channel