Operacion i suksesshëm për Hugo Chavez

28/02/2012 21:35

Presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez, iu nënshtrua një operacioni të ri për të hequr një masë tumorale në Kubë dhe gjendja e tij fizike është e mirë.

Lajmin e informoi të martën zëvendëspresidenti i vendit me 30 milionë banorë, i cili ka marrë në dorë funksionet e shtetit përsa kohë 57-vjeçari ndodhet në Havanë.

Gjatë vitit 2011, Chavez iu nënshtrua dy operacioneve të tjera. Spekulimet mbi stadin e avancimit të tumorit të tij janë të shumta, por ndërhyrja e kësaj jave ka ngritur dyshimet mbi një gjendje më të vështirë nga optimizmi publik, sidomos sepse pas ndërhyrjes së mëparshme, 57-vjeçari e kishte deklaruar veten të shëruar.

Venezuela mban zgjedhjet e ardhshme presidenciale në muajin tetor dhe Chavez ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij, ndonëse disa mjekë të pakonfirmuar janë shprehur në mediat ndërkombëtare se ai mund të ndërrojë jetë më parë.

Për momentin, e vërteta mbetet vetëm objekt spekulimesh, pasi kartela e vërtetë mjekësore e presidentit është mbajtur e fshehtë me fanatizëm.

Në një deklaratë të mëparshme publike, Chavez akuzoi shërbimet e fshehta amerikane si shkaktare të tumorit të tij, duke gjetur një lidhje në koinçidencës e prekjes nga kanceri të tre liderve të tjerë amerikanojugorë, pothuajse njëkohësisht.

Cristina de Kirchner e Argjentinës, ish-presidenti brazilian Lula da Silva dhe Presidenti i Bolivisë, Evo Morales, u diagonostikuan edhe ata me tumore në vitin 2011.

Top Channel