Mexes shpjegon grushtin

28/02/2012 12:20

Philippe Mexes ka shpjeguar grushtin që i dha Borriellos gjatë ndeshjes Milan-Juventus, gjest për të cilin u skualifikua tre javë nga drejtësia sportive italiane.

“Nuk ishte aq i rëndë edhe pse këto gjëra nuk duhen bërë. Edhe unë mora goditje, por nuk u rrotullova përtokë”, deklaron mbrojtësi i qendrës nga grumbullimi i kombëtares franceze.

Edhe pse është dënuar në Itali, trajneri i Francës Laurent Blanc e ka grumbulluar futbollistin dhe kundër Gjermanisë të mërkurën Mexes mund të jetë edhe kapiteni i skuadrës.

3 javë skualifikim për Mexes

Philippe Mexes dhe Adriano Galliani janë dy emrat që penalizohen për sjelljet e pahijshme dhe anti-sportive të shfaqura në takimin e fundjavës, Milan-Juventus.

Disiplina e futbollit italian, pasi shqyrtoi provat filmike, vendosi dënimin me 3 javë skualifikim për mbrojtësin milanist, Phelippe Mexes dhe një javë skualifikim për administratorin e deleguar po të skuadrës kuqezi, Adriano Galliani.

Mexes u penalizua për goditjen me grusht në ije ndaj Borrielos, një goditje “e thatë” jashtë cdo lloj konteksti të luftës sportive në fushë. Ndërsa Galliani u skualifikua për hyrjen e tij në dhomat e zhveshjes në pushim të ndeshjes.

Për Muntarin, Ambrosinin, Chiellinin, Conten dhe Pirlon gjykatësi sportiv nuk mori asnjë masë ndëshkimore. Për sa i përket Muntarit, goditja e tij ndaj Lihtshteiner u vlerësua “e ekzagjeruar por brenda reagimit sportive, duke marrë parasysh dhe reagimin e kundërshtarit. Për Ambrosinin, “për shkak të tensionimit të ndeshjes për shkak të një sërë faktorësh, një pjesë e tyre josportivë dhe rivalitetit të skuadrave, reagimi i tij në fund të takimit s’mund të vlerësohet për penalizim”. I njëjti argumentim u përdor edhe për pafajësinë e Chiellinit.

Ndërsa për Pirlon, goditjet e tij me bërryl ndaj Van Bommel gjatë një dyluftimi për top, u cilësua brenda “rregullave të lojës, një ndërhyrje e gabuar e paqëllimtë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA