Kishte një jetë të rregullt familjare dhe së shpejti do të bëhej baba. Janë këto fjalët e të njohurve që skicojnë shkurt portretin e Kleant Sulkjes, 25 vjeçari shqiptar i ekzekutuar mbrëmjen e të hënës me një plumb të vetëm të një pistolete gjysmëautormatike me kalibër 7.65.
Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytezës Castelbolognese, në zonën e Ravenës. Sipas dëshmitarëve grupit të shqiptarëve i është afruar një automjet i vogël nga i cili ka zbritur një person me fytyrë të mbuluar dhe ka shtënë mbi të riun shqiptar.
Policia nuk jep asnjë detaj mbi drejtimin që mund të ndjekin hetimet.
Burime jo zyrtare bëjnë të ditur se po hetohet edhe në gjirin e komunitetit shqiptar më banim në zone dhe se flitet për një larje hesapesh mes bandash. Një tezë kjo që duket si në kundërshtim me faktin që viktima nuk ka pasur të bëjë me drejtësinë dhe me sa dihet punonte rregullisht si shitës fruta-perimesh.
Top Channel