Vazhdon proçesi gjyqësor në rastin “Kleçka” për deputetin Fatmir Limaj dhe 9 bashkëluftëtarët e tij.

Gjatë seancës së sotme pritet të shqyrtohet sërish besueshmëria ose jo e provave të Agim Zogajt, i njohur si dëshmitari “X”.

Që në seancën e 6 shkurtit, mbrojtja ka dorëzuar dëshminë e një ekspertize grafologjike që ajo ka bërë lidhur me vërtetësinë e shkrimit të autorit në ditarin e dëshmitarit “X”.

Sipas mbrojtjes, në këtë analizë del se ditari mbi bazën e të cilit edhe është nisur i tërë rasti “Kleçka”, është shkruar nga katër njerëz të ndryshëm dhe jo vetëm nga dëshmitari “X”, siç pretendohet.

Kurse trupi gjykues në rastin “Kleçka” e ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes që prokurori Maorizio Salustro të ftohet në cilësinë e dëshmitarit, duke thënë se nuk janë përmbushur kushtet e nenit 158 të Kodit të Proçedurës Penale.

Gjithashtu, trupi gjykues e ka refuzuar edhe kërkesën e prokurorit Salustro që deputeti Fatmir Limaj të dërgohet në paraburgim.

Top Channel