Orteqe në rrugën e Dardhës

27/02/2012 22:45

Rikthimi i motit të keq dhe reshjeve të borës ka shënuar edhe probleme të shumta në qarkun juglindor të Korcës.

Pesë orteqe dëbore janë rregjistruar përgjatë aksit Boboshticë -Dardhë. Për shkak të rënies së tyre ka pasur probleme sa i takon lëvizjes së mjeteve, por pas disa orë pune rruga është hapur duke rikthyer qarkullimin e mjeteve.

Sipas të dhënave në këtë segment gjatë kohës kur janë rregjistruar ortekët nuk ka pasur mjete në lëvizje, gjë e cila ka evituar edhe aksidentet e mundshme.

Sipas drejtorit të rrugëve Kreshnik Zgjani pas sinjalizimit për bllokimin e rrugës nga rënia e ortekëve ka nisur menjëherë puna për hapjen dhe zhbllokimin e këtij segmenti.

Por rruga që të con drejt fshatit turistik të Dardhës në pjesën fundore të saj vijon të ketë probleme sa i takon lëvizjes së mjeteve.

Për shkak të erës së vazhdueshme në 4 kilometrat e fundit ka probleme dhe për automjetet e vogla është thuajse i pamundur kalimi.

Top Channel