Clinton e Kohl kandidatë për Nobelin e Paqes

27/02/2012 20:35

Janë zbardhur 231 emrat e deritanishëm të kandidatëve për cmimin Nobel për Paqe për vitin 2012.

Nga 231, 188 janë personazhe me peshë dhe aktivë në luftën për të drejtat e njeriut, ndërsa 43 janë organizata humanitare.

Emrat më të rëndësishëm në listë është ai i ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, ish-kancelarti që bashkoi Gjermaninë, Helmut Kohl dhe ish-kryeministres ukrainase, Yulia Timoshenko.

Numri i kandidaturave të 2012-s për pak emra është larg listës rekord, që është regjistruar vitin e kaluar ku ishin plot 247 kandidatë. Nobeli për Paqe në 2011 u nda në tre pjesë mes dy grave liberiane, presidentes Ellen Johnson Sirlea dhe Leymah Gbouee dhe jemenites Taukkol Karman.

Top Channel