Jeremy Evans i Utah Jazz ka fituar konkursin e zhytjeve në ditën e dytë të fundjavës All-Stars që zhvillohet në Amway Center të Orlandos.
Evans zhyti dy topa njëherësh që iu pasuan nga Hayward Gordon, i cili ishte ulur në një karrige me kurriz nga koshi. Me këtë zhytje ai mori 29% të votave të publikut, vota që u regjistruan nëpërmjet telefonatave dhe mesazheve në Twitter.
Pjesëmarrësit e tjerë në konkursin e zhytjeve që ishin: Chase Budinger (Houston Rockets); Paul George (Indiana Pacers) dhe Derrick Williams (Minnesota Timberwolves) bënë shumë gabime dhe treguan mungesë kreativiteti në zhytjet e tyre duke i ulur vlerat këtj konkursi-spektakël.
Në konkursin e aftësive ishte Tony Parker i San Antonio Spurs që fitoi duke triumfuar për herë të parë në karrierë këtë konkurs. Francezi i ekipit teksan la pas Rajon Rondo (Boston Celtics) dhe Deron Williams (New Jersey Nets).
Top Channel