Gerrard, në dyshim e ardhmja me Anglinë

26/02/2012 14:05

Steven Gerrard, kapiteni i Liverpulit, ka thënë se po mendon seriozisht mundësinë për t’i dhënë lamtumirën kombëtares angleze në përfundim të “Euro 2012”.

“Duhet ta mendoj mirë situatën time pas europianit. Nuk kam folur ende me asnjë dhe nuk kam marrë asnjë vendim sepse duhet të marr parasysh shumë gjëra. Për momentin jam i përqëndruar tek Liverpuli dhe Anglia. Më pas të shohim”, deklaroi Gerrard në një intervistë për ‘People’.

Mesfushori 31-vjeçar shpjegoi se dëmtimet e shumta gjatë karrierës e bëjnë të mendojë largimin nga kombëtarja.

“Dua që të luaj për Liverpulin sa më shumë të mundem dhe e di që një lojtar mund të zgjasë karrierën e tij në klub pas tërheqjes nga kombëtarja”, deklaroi Steven Gerrard.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA