
Ethet e supersfidës Milan-Juventus kanë përfshirë edhe ish-kapitenin legjendar të kuqezinjve, Paolo Maldini.
Në një intervistë dhënë për mediat italiane, Maldini, pasi uroi një fitore të Milanit të tij, u shpreh se mungesa e Ibrahimovich është me peshë negative për skuadrën e Allegri-t.
“Pa Ibrahimovich Milani mbetet një skuadër shumë e shpejtë në kundërsulm, por me ai është një armë plus në fazën ofensive, vec kësaj mbron shumë mirë. Arrin të kapë 50 përqind të korneve brenda zonës së Milanit, ky ka qenë problemi kryesor i Milanit në vitet e fundit”, tha Maldini.
Më tej, ish-kapiteni kuqezi foli edhe për strategjinë se si mund të mposhtet Juventusi.
“Ky Juventus ka shumë eufori, shumë grintë. Ata janë shumë të karikuar dhe kërkojnë gjithmonë fitoren. E vetmja mënyrë për t’i mposhtuar janë kilometrat në fushë duke luftuar për cdo top”, vijoi Maldini duke vlerësuar në fund se “dhurata” Pirlo për Juventusin nga ana e Milanit ishte një gabim trashanik në merkato.
Top Channel