Debat për reliket e Shën Pelinit

25/02/2012 02:00

Banorët e Corfinios, një qytezë e vogël në zonën e Abruzzos, me protestat e tyre po krijojnë probleme për transferimin në Shqipëri të relikeve të Shën Pelinit, në program më 3 mars.

Meqenëse sipas disa studimeve shenjtori në fjalë ka qenë me origjinë nga Durrësi, ishte menduar që busti dhe reliket e tij të vendoseshin në dioqezën e Sapës, ose e Zadrimës siç njihet më gjërësisht. Por prej ditësh banorët po mundohen me të gjitha mënyrat të bllokojnë transferimin e relikeve, madje qoftë edhe të një pjese të vogël të tyre në Shqipëri.

Perveç takimeve edhe me autoritetet vendore dhe me përfaqësuesit e kishës, i është dërguar Selisë së Shenjtë një peticion ku kërkohet anulimi i çdo lloj lëvizje, duke dëshmuar kështu një lidhje të fortë me këtë shenjëtor.

Shën Pelini mendohet se ka lindur rreth vitit 620 në Durrës dhe ka qenë ipeshkv i Brindizit. Ai është martirizuar pikërisht në qytezën Corfinio të Abruzzo-s më 5 dhjetor të vitit 662. Nga biografia e këtij shenjtori, nga e cila mëson se ai kishte në trup tetëdhjetëepesë plagë kur ndërroi jetë, flet për një njeri shumë të vendosur, me karakter tepër të fortë dhe me shpirt të kulluar.

Tani për tani transferimi duket se është pezulluar e besimtarëve shqiptarë do t’u duhet të presin ende kthimin e shenjtit në tokën e tij.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA