Arshavin kthehet tek Zenit St. Petersburg

25/02/2012 02:25

Andrey Arshavin është ribashkuar me klubin rus Zenit St Petersburg deri në fund të sezonit të Premier Ligës.

Ai aktualisht është lëshuar në hauzim nga Arsenali, por synimi mbetet për t’u kthyer me “kohë të plotë” gjatë merkatos së verës, duke i dhënë fund 3 viteve të kaluara në kampionatin anglez.

30-vjeçari ka kaluar nëntë vjet të karrierës së tij me Zenit, ndërsa më pas u bë rekordi i blerjes për londinezët me 15 milion paund, kur nënshkroi në dimër të 2009-ës.  

Andrey Arshavin ka zhvilluar 133 paraqitje me Arsenal, ku ka shënuar 30 gola.  

Ikja e tij ishte e paralajmëruar ndërsa gjithnjë e më tepër po bëhej një lojtar zëvendësues nga trajneri Venger, i cili ishte shprehur se nuk do të qëndronte në rrugën e lojtarit nëse ai do të vendoste të largohej drejt klubit “mëmë”.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA