Aksidenti në Argjentinë, gjendet trupi i fundit

25/02/2012 01:00

Dy ditë pas aksidentit tragjik që ndodhi në stacionin e trenit Once në Buenos Aires, që la 50 të vdekur dhe mbi 700 të plagosur, është gjetur edhe trupi i viktimës së fundit, Lucas Manghinit.

Trupi i 20 vjeçarit kishte mbetur i bllokuar në një nga vagonët e trenit, bënë të ditur mediat.

Në të njëjtën kohë qindra pasagjerë të cilët ishin në stacion organizuan një demonstratë kundër ndërmarrjes që menaxhon linjën hekurudhore të përfshirë në aksident.

Top Channel