
Drejtësia e futbollit italian mori në shqyrtim kërkesën e Milanit për uljen e pezullimit të Ibrahimovich nga tre në dy ndeshje, cka do t’i mundësonte sulmuesit suedez aktivizimin në superndeshjen ndaj Juventusit ditën e shtunë në orën 21:45.
Pas shqyrtimit kërkesa e kuqezinjve u hodh poshtë dhe vendimi mbeti ai i mëparëshmi i dhënë nga autoritetet më të ulta të drejtësisë futbollistike italiane që e dënuan atë me 3 javë pezullim për goditjen e tij ndaj mbrojtësit të Napolit Aronica.
Milani kërkoi uljen e dënimit duke argumentuar se goditja nuk ishte e dhunshme dhe e cilësoi vendimin e marrë rishtazi, si një gabim fatal të federatës.
Robinho: Shënoj ndaj Juventusit
“Imagjinoj veten duke marrë tre pikët ndaj Juventusit. Nëse shënoj do të isha edhe më i lumtur.”
Kështu është shprehur për ‘Sky Sport 24’ sulmuesi i Milanit Robinho në prag të supersfidës ndaj Juventusit që do të luhet të shtunën në orën 20.45.
Futbollisti i kuqezinjve shtoi: “Jam i qetë sepse jam stërvitur mirë. Jam i përgatitur fizikisht dhe psikologjikisht për takimin.”
Në lidhje me Paton, partnerin e tij të mundshëm në sulm ndaj bardhezinjve, Robinho deklaroi: “Nëse të gjithë jemi mirë fizikisht është më e lehtë edhe për trajnerin të zgjedhë formacionin. Pres që Pato të kthehet në formën e tij më të mirë fizike.”
Në fund, një koment edhe për Allegrin: “Është një trajner i madh, kur nuk fitojmë nevrikoset shumë, por ekipi përpiqet të luajë siç do aid he për momentin po luajmë mirë.”
Top Channel