
Pas 36 orësh heshtjeje, Massimo Moratti ka komentuar për mediat italiane humbjen e radhës së Interit dhe lë të kuptohet se Ranieri e ka shumë të pasigurtë të ardhmen e tij si trajner i zikaltërve.
“Do të provojmë të vazhdojmë me Ranierin, më pas të shohim. Është një moment i vështirë, por do të kalojë”, ka thënë padroni zikaltër.
Ndërsa në lidhje me mundësinë e hyrjes si ortakë në shoqërinë zikaltër të investitorëve arabë, Moratti u shpreh: “Për momentin le të përqendrohemi në aspektin sportiv.”
Inter, dëmtim i lehtë për Maicon
Analizat mjekësore kanë treguar se Maicon nuk ka dëmtim të rëndë në gju, gjë të cilës i frikësohej ambienti zikaltër.
Mbrojtësi brazilian do i nënshtrohet një terapie të veçantë dhe mendohet se brenda 15 ose 20 ditësh mund të rikthehet. Në këtë mënyrë është e sigurtë mungesa e tij në ndeshjen e kthimit ndaj Marsejës.
Lajmë të këqia ndërkohë për mbrojtësin tjetër të Interit, Andrea Ranocchia. Italiani është dëmtuar në stërvitje në kofshë.
Nuk dihet ende se sa do i duhet për rekuperim.
Top Channel