Liverpul, Dalglish: Kupa e Ligës, shumë speciale

24/02/2012 00:00

Kenny Dalglish thekson se fitorja në finalen e Kupës së Ligës angleze të dielën do të ketë një shije shumë të veçantë për Liverpulin.

Trajneri i Redsave, i cili ka fituar 13 herë në Uemblin e vjetër në periudhën e tij si lojtar, deklaroi: “Uembli është një stadium shumë special dhe në historinë tonë e kemi vizituar shpesh këtë impiant. Në klub ka një atmosferë shumë të veçantë në prag të kësaj ndeshjeje.”

“Nëse do të mundim Kardifin do të jemi shumë të lumtur, por do të vazhdojmë të punojmë. Kupa e Ligës duhet të jetë fillimi i një cikli të suksesshëm për ne”, shtoi Dalglish.

Në rast triumfi, do të ishte trofeu i tetë i Kupës së Ligës në histori për Liverpulin dhe trofeu i parë në gjashtë vitet e fundit për të kuqtë.

Top Channel