Armando Sadiku, Edgar Cani dhe Hair Zeqiri janë 3 emrat e rinj që trajneri i kombëtares shqiptare Xhani de Biazi ka grumbulluar për ndeshjen miqësore me Gjeorgjinë.
Sadiku i cili aktivizohet në kategorinë e dytë zvicerane me Lokarnon ka shënuar 11 gola. Edgar Cani është një tjetër golashënues: 22-vjeçari luan për Poloninë e Varshavës dhe këtë sezon ka shënuar 9 gola.
Një tjetër prurje e re është Zeqiri, mesfushori që në verë u transferua nga Flamurtari për në kategorinë e dytë turke me Rizesporin.
Ndoshta tekniku ka menduar për testimin e emrave të rinj të cilët mund të vazhdojë rrugën me të në eleminatoret e Brazil 2014.
Në listën publikuar janë vetëm 2 futbollistë që kanë kaluar moshën 30 vjeç: portieri Orges Shehu i Skënderbeut 34 vjeç dhe Ervin Bulku që luan me azerbajxhanasit e Baku, 31 vjeç.
Top Channel