Mancester Junajtid kualifikohet mes drithërimave për në raundin tjetër të Europa League. Skuadra e “Djajve të kuq” u mund nga Ajaksi në “Old Traford” 2-1, rezultat ky që gjithsesi u mjaftoi për të qenë në 1/8 e finaleve.
Hernandez kaloi Mancesterin në avantazh, por Ajaksi përmbysi gjithcka me Ozbilist dhe Aldervireld. Në minutat e mbetura skuadra holandeze tentoi të bëjë mrekullinë, por nuk ia doli.
Atletiko Madrid fitoi sërish ndaj Lacios. Në “Vinsente Kalderon”, skuadra e drejtuar nga Diego Simeone u mjaftua me rezultatin 1-0 për të qenë mes 16 ekipeve më të mira.
Atletik Bilbao dhe Valencia vazhdojnë rrugëtimin e tyre në Europa Ligë. Ekipet spanjolle u kualifikuan për në 1/8 e finaleve të këtij evenimenti pasi mundën respektivisht Lokomotivën e Moskës dhe Stok Sitin. Skuadra baske, edhe pse e mbylli ndeshjen me 10 futbollistë arriti të fitojë 1-0 me Lokomotivën e Moskës falë golit të Muniain.
Siguroi një vend mes 16 ekipeve më të mira edhe Udineze që mundi PAOKun në fushën e këtij të fundit me rezultatin 3-0. Danilo dhe Floro Flores në pjesën e parë dhe Domizzi në të dytën ishin autorët e golave për Udinezen që në ndeshjen e zhvilluar në Friuli barazoi 0-0 me ekipin grek.
Top Channel