Top bore kundër trajnerit

23/02/2012 00:00

U luajtën ndeshjet e treta në grupet çerekfinaliste të Kupës së Shqipërisë, ku zhvillimet më të rëndësishme ndodhën në Grupin A, ndërsa në Grupin B të dy takimet përfunduan në barazim 0-0.

Vllaznia dhe Skënderbeu e mbyllën në barazim ndeshjen e trëtë në grup, takim i zhvilluar në “Loro Boriçi”. Vllaznia e ka kupën si mundësi për të kapur zonën europiane, por shkodranët nuk kanë arritur të mposhtin korçarët të cilët pjesën e dytë e kaluan me 10 lojtarë.

Ndërkohë një gjest i turpshëm ndodhi pikërisht në fundin e kësaj ndeshjeje ku trajneri cek i korcarëve Levi, është goditur me një top bore…

Në fakt Shkodrës e shkodranëve i shkon humori, dhe ashtu si futbolli e kanë traditë, por ky nuk është humor, ky është një turp që ndodh në një vend që konsiderohet djepi i futbollit dhe i sportëdashësve.

Megjithatë turpi mbetet edhe për policinë e cila mjaftohet duke parë nga larg se cfarë ndodh, duke mos ndihmuar gazetarët që i ndërpritet trasmetimi në këtë mënyrë e aq më tepër, miqt nga Korca.

Sa i përket ndeshjeve të tjera Tirana ka mundur Kamzën në minutat me fundit duke përmbysur disavantazhin ng 1-0 në 1-2, ndërsa Kastrioti fiton ndaj Bylisit me rezultatin 4-2. Ndeshje tjetër mes Lacit dhe Flamurtarit e luajtur në Selman Stërmasi u mbyll 0-0.

Top Channel