SHBA, kandidatët republikanë përplasen në debat

23/02/2012 04:43

Kandidatët republikanë për president kanë kritikuar ashpër Rick Santorum në një debat televiziv, në shtetin amerikan të Arizonës, ditë para se të dy shtete të mbajnë zgjedhjet primare.

Kandidati “i rilindur” u sulmua nga rivalët e tij mbi të dhënat e votimeve në të kaluarën, duke përfshirë shpenzimet e rezervuara dhe votimet e tij për të rritur tavanin e borxhit.

Kjo është hera e fundit që kandidatët u shfaqën së bashku përpara të martës decizive, kur 10 shtete do të votojnë.

Kandidati republikan eventual do të përballet me Barak Obamën në nëntor.

Debati i shumëpritur erdhi në një moment vendimtar për z. Romney dhe z. Santorum, të cilët luftojnë në një garë të fortë edhe në Michigan.

Top Channel