Pas pothuajse 9 orë bisedimesh, tryeza e dialogut mes Prishtinës e Beogradit është ndërprerë, për të vijuar të enjten paradite.

Burime pranë këtij takimi rrëfyen për TCH se palët kanë arritur qëndrime të përafërta mbi bashkëpunimin rajonal, por diskutimet për mënyrën e përfaqësimit të Kosovës në tryezat rajonale do të vazhdojnë në ditën e dytë të dialogut.

Në lidhje me zbatimin e marrveshjeve të arritura më parë mes dy vendeve, me ndërmjetësimin e BE-së, ky raund vlerësoi përpjekjet e deritashme për mundësimin e lëvizjes së lirë si dhe për regjistrat e kadastrës.

Ndërsa për menaxhimin e integruar të pikëkalimeve, “palët afruan qëndrimet mbi disa çështje teknike që pritet të mundësojnë zbatimin në terren të marrveshjes së arritur Dhjetorin e kaluar,” shprehen të njëjtat burime.

Përgatiti: Arta Tozaj

Top Channel