Inter, Ranieri i inatosur nga humbja

23/02/2012 08:20

Claudio Ranieri është i inatosur me mënyrën se si Interi pësoi një gol në fund të ndeshjes ndaj Marsejës duke humbur kështu me rezultatin 1-0 takimin e parë të 1/8 të finaleve të Ligës së Kampioneve.

“Mungon besimi dhe ai pak fat që këtë mbrëmje nuk ishte me ne. Është një periudhë negative përsa i përket shënimit të golave dhe duhet ta kalojmë. Nuk meritonim të dilnim të humbur”, deklaroi Ranieri pas ndeshjes.

Por, tekniku italian është i kënaqur nga ana tjetër me ndeshjen e zhvilluar nga zikaltërit: “Skuadra bëri një ndeshje të mirë, por e pësuam në fund. Kishim disa raste për të shënuar që nuk i shfrytëzuam dhe kthehemi në shtëpi me një gol nga goditje standarte në minutën e fundit të ndeshjes. Gjithsesi mendoj se rezultati mund të përmbyset në ndeshjen e kthimit.”

Përsa i përket zgjedhjeve të formacionit, Ranieri theksoi: “Në këtë ndeshje kisha nevojë për lojtarë të shpejtë dhe për këtë arsye aktivizova Forlan dhe Zarate.”

Champions, Inter e Bajern harrojnë si fitohet

Tashmë nuk është më një cudi që Interi dhe Bajerni i Mynihut po kalojnë një periudhë të keqe.

Zikaltrit janë mundur në ndeshjen e tyre të 1/16-tave në Champions nga Olimpiku i Marsejës në minutat shtesë me rezultatin 1-0.

Pas një ndeshje të dobët nga të dyja skuadrat francezët e shohin mundësinë e fitimit të kësaj ndeshjeje më shumë në pjesën e dytë e si rrjedhojë gjejnë golin pikërisht në minutën e 92-të. Goditjen e parë Hulio Sezar e devijon në korne, por pikërisht nga kjo goditje këndi vjen goli i fitores nga Aje. Për Interin, kjo ishte një tjetër goditje e rëndë, përveç kampionatit tashmë edhe në Champions.

Edhe në ndeshjen tjetër kanë fituar vendasit e Bazelit përballë Bajernit të Mynihut me rezultatin 1-0. Sërish gjermanët kanë zhvilluar një lojë të dobët ashtu si prej kohësh po luajnë në kampionat, ndërkohë që vendasit pasi befasuan të gjithë duke eliminuar Manchester Junajtid duke se do të surprizojnë sërish. Të paktën në ndeshjen e parë ata arritën një fitore të rëndësishme pavarësisht se minimale.

Ndeshjet e kthimit për këto skuadra do të luhen më datën 13 mars.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA