
Si të mos mjaftonte antipatia e pjesës më të madhe të tifozëve kundërshtarë, për trajnerin e Realit të Madridit, janë shtuar armiqtë dhe kritikët.
Hoze Murinjo është bërë subjekt i një ankese ligjore nga grupe për të drejtat e homoseksualëve, pasi ai përdori disa fjalë ofenduese homofobike në spanjisht, në drejtim të arbitrave në Ligën e Kampioneve.
Tekniku i skuadrës galaktike është akuzuar nga Federata Europiane e Homoseksualëve, për shkak se iu referua arbitrave me fjalën “Marikones” që në spanjisht është një term ofendues për homoseksualët. Episodi ka ndodhur gjatë një stërvitjeje të Realit në stadiumin Luzhniki, para sfidës ndaj CSKA-së së Moskës.
“Homofobia është e papranueshme në futboll dhe aq më shumë nga figurat kryesore. Ne jemi të zhgënjyer që Murinjo ka bërë këto komente mjaft negative”, tha Luiz Englefild, presidente e Federatës Europiane të Homoseksualëve
Top Channel