Elbasan, vritet pronari i diskotekës

23/02/2012 11:40

Një 37-vjeçar është ekezekutuar me armë zjarri në qytetin e Elbasanit, para banesës së tij.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në lagjen “Dyli Haxhire”, në afërsi të nje diskoteke e cila është në pronësi të viktimës.

Almir Cani është dërguar në spitalin kirurgjik të Elbasanit dhe me gjithë ndihmën mjekësore që iu dha nga personeli mjekësor, ky shtetas nuk mundi të mbijetojë por gjeti vdekjen pas një ore si pasojë e dy plumbave të marra në kokë.

Burime policore bëjnë me dije se personat që e kanë qëlluar, fillimisht i kanë thirrur 37-vjeçarit në emër e më pas e kanë ekzekutuar. Gjithashtu, ekzekutorët i kanë marrë edhe celularin personal viktimës, për arsye ende të paqarta.

Menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor dhe mësohet se është bërë i mundur shoqërimi i 15 personave si dëshmitarë okularë.

Polica pretendon se ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar për vrasjen, por per arsye hetimi identiteti i tij nuk bëhet i ditur. Po punohet intensivisht për kapjen e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA