Porto do të prezantojë një ankesë në UEFA kundër tifozëve të Manchester City. Sipas drejtuesve të klubit portugez, tifozët anglezë kanë fyer dhe ofenduar sulmuesin e tyre Hulk gjatë ndeshjes së kthimit të 1/16 të Europa League, të luajtur të mërkurën.
Sipas Portos, denoncimi do të dërgohet të enjten në UEFA dhe aty do të përshkruhet sjellja raciste e tifozëve të City-t sa herë që Hulk ishte në kontakt me topin.
Kjo ankesë e Portos vjen vetëm një javë pasi Manchester City denoncoi pas ndeshjes së vajtjes koret raciste të tifozëve portugezë ndaj sulmuesit Mario Balotelli dhe mesfushorit Yaya Toure, të dy lojtarë me ngjyrë.
Për këtë arsye UEFA vendosi të nisë një hetim kundër Portos që do të analizohet nga Komiteti i Kontrollit dhe Disiplinës më datë 29 mars.
Manchester City fitoi 4-0 në ndeshjen e djeshme ndaj Portos dhe kaloi në 1/8 e finaleve të Europa League.
Top Channel