David Trezeguet mund të rikthehet në vëmendjen e klubeve italiane në verë, pasi fillimi i shkëlqyer në kampionatin argjentinas me River Plate tregon se francezi ka ende klas për të “shitur”.
Sipas asaj që shkruante ditën e mërkurë “La Gazzetta dello Sport”, pas përvojës së suksesshme të Klose tek Lazio, klubet e tjera të Serisë A priren të drejtohen drejt njohjeve të vjetra që ofrojnë garanci.
Napoli, Fiorentina dhe vetë Lazio janë vendosur në ndjekje të 34-vjeçarit, i cili me kalimin tek “los milionarios” e kategorisë së dytë argjentinase ka pranuar një ulje drastike page, duke i vendosur pretendimet e tij në lartësinë e mundur për t’u paguar edhe nga klubet mesatare europiane.
Duke qëndruar në merkaton e Amerikës së Jugut, janë disa skuadrat e Serisë A që janë përqendruar në talente të këtij kontinenti për t’u përforcuar në verë.
Midis më të vëzhguarve është Mario Fernandes, mbrojtësi i Gremios, i cili për nga loja e tij kujton shumë Maicon. Presidenti i klubit të tij i ka vendosur një çmim prej 20 milion eurosh, shumë që nuk bën të tërhiqen Inter dhe Roma. Megjithatë, dy klubet italiane duhet të mposhtin konkurrencën e Realit dhe CSKA Moskës për të mbërritur tek ai.
Në shënjestër mbetet edhe Facundo Bertoglio, 22-vjeçari i konsideruar si një prej talenteve më tërheqës të kontinentit, i rikthyer në Brazil pas një përvoje jo të mirë tek Dinamo e Kievit. Roma, Napoli dhe Fiorentina janë të treja në gjurmët e fantazistit.
Top Channel