Racizmi, UEFA heton Porton

22/02/2012 00:00

UEFA heton Porton për fyerje raciste të tifozëve të saj gjatë ndeshjes së Europa League me Manchester City-n. Institucioni më i lartë i futbollit europian pranoi kërkesën e klubit anglez sipas të cilit një pjesë e tifozëve portugeze filluan të lëshonin fjalë fyese në drejtim të sulmuesit Mario Baloteli.

Sipas trajnerit të kampionëve të Portugalisë, Vitor Pereira e gjithë kjo cështje mund të jetë keqkuptim, pasi në vendin luzitan nuk ndodhin gjëra të tilla.

‘Ajo qe mund të them është se në stadiumet tona nuk ndodhin episode të tilla. Nuk kemi pasur asnjëherë probleme me racizmin. Për mendimin tim këtu duhet të ketë një keqkuptim, por jam i sigurtë se autoritetet do të zgjidhin gjithcka”, tha Pereira.

Top Channel