
Milan-Juventus është sfida që do të ketë vëmendjen më të madhe këtë fundjavë. Në San Siro do të përballen skuadrat që po rivalizojnë fort për titullin kampion në Itali.
Juventus ende nuk ka pësuar humbje, ndërsa Milani është rikthyer në formën e tij më të mirë. Në prag të kësaj sfide, mbrojtësi brazilian i kuqezinjve, Tiago Silva deklaroi se skuadra e tij i ka të gjitha mundësitë për të fituar ndaj bardhezinjve në këtë ndeshje edhe pse ai nuk e konsideron si vendimtare për titullin kampion.
‘Nuk është ndeshja e kësaj fundjave ajo që do të vendosë kampionatin. Janë edhe shumë ndeshje të tjera për t’u luajtur. Megjithatë pak më shumë kujdes se herët e tjera nuk do të ishte dicka negative”, tha Tiago Silva.
Mbrojtësi brazilian, më pas theksoi se tashmë Milani është kthyer në formën e tij më të mirë dhe se dëshira për të fituar sa më shumë trofe është ende e madhe.
‘Milani në këtë moment është ai i sezonit të kaluar. Pas fitores së Superkupës me Interin, menduam se do të fitonim me lehtësi edhe këtë kampionat, por futbolli nuk është kështu. Gjithsesi u rikthyem në formën më të mirë dhe jemi ende të uritur për trofe”, tha Tiago Silva në një intervistë për ‘Corriere Dello Sport”.
Top Channel