Megaupload, del nga burgu themeluesi

22/02/2012 08:55

Kim Schmitz, i njohur ndryshe si Kim “Dotcom”, themeluesi i faqes së famshme të internetit Megaupload, është liruar me kusht nga drejtësia neozelandeze.

Ai është i akuzuar për dhunimin e të drejtave të autorit dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë ekstradimin e tij.

38-vjeçari gjerman është arrestuar më 20 janar në pronën e tij në Okland me tre persona të tjerë përgjegjës për Megaupload.

Schmitz akuzohet për pirateri dhe se i ka shkaktuar 500 milionë dollarë dëme në përfitime të munguara kompanive që kishin të drejtat e autorit të filmave, këngëve e prodhimeve të tjera.

Top Channel