Maradona: Qesh kur e krahasojnë Messin me mua

22/02/2012 09:35

Diego Armando Maradona theksoi në një intervistë për ‘Sport 360’ se i vjen për të qeshur kur dëgjon se Messi është në nivelin e tij.

“Messit nuk i bëjnë mirë krahasimet. Unë e kam bërë karrierën time, ndërsa ai tani po bën të vetën. Ai është ende duke e shkruar historinë e tij. Kur të lërë futbollin mund të gjejmë kush ka qenë më i mirë. Më vjen të qesh kur njerëzit thonë se Messi është më i mirë se unë”, theksoi Maradona, trajner i Al Wasl në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Gjithashtu futbollisti më i mirë argjentinas i historisë nuk mendon se Barcelona është ekipi më i mirë në histori.

“Barça është ekipi më i mirë në botë pa diskutim, por jo i historisë. Për mua Hollanda e vitit 74 ishte ekipi më i mirë. Kam qenë 14 vjeç kur i kam parë dhe mbaj mend që ata fluturonin në fushë. Ata dukej sikur kishin sy edhe pas koke”, nënvizon Maradona.

As trajneri i katalanasve nuk ia mbush syrin ish-futbollistit: “Guardiola është njeri i mrekullueshëm, por jo më i mirë se Mourinho si teknik. Guardiola ka në dispozicion lojtarë më të mirë, por është ende i ri dhe e ka karrierën përpara.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA