Më 2 qershor, vendimi për Mubarak

22/02/2012 21:50

Më 2 qershor të këtij viti, gjykata egjiptiane që po shqyrton akuzat e ngritura kundër ish-presidentit Hosni Mubarak, do të dalë me një vendim lidhur me fatin e tij.

Ky është lajmi i njoftuar nga kreu i gjykatës, Ahmad Rifaat. Mubarak akuzohet për vrasjen e mbi 800 protestuesve gjatë demostratave të vitit të kaluar që cuan në rrëzimin e tij. Bashkë me Mubarak, para gjykatës janë edhe dy bashkëpunëtorët e tij kryesorë, mes të cilëve edhe ish-ministri i Brendshëm, Abib el Adly.

Shpallja e datës së vendimit mbërriti në të njëjtën ditë kur organizata e të drejtave të njeriut, Amnisty International nxorri një raport të saj ku akuzonte autoritetet aktuale egjiptiane se po përdorin të njëjtat metoda brutale dhe çnjerëzore ndaj personave protestues, ashtu si Mubarak.

Top Channel