Kule: Politika jashtë shkollës

22/02/2012 17:00

Politika ka tentuar të ndërhyjë për herë të parë në zhvillimin e zgjedhjeve në universitetet, duke favorizuar kandidatë të ndryshëm por edhe duke kërkuar të manipulojë studentët.

Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, i cili është mandatuar për herë të dytë, ka theksuar se  profesoriati dhe studentët kanë qendruar jashtë kësaj klime në pjesën më të madhe të kohës.

“U bënë përpjekje për të injektuar një virozë helmuese ndaj univeristetit dhe kjo ishte një provë për të treguar nëse ky organizëm do ta përballonte apo jo. Struktura politike, të cilat e morën përgjigjen, u përfshinë në situata për të ardhur keq, duke shpërndarë trakte në errësirë”, ka deklaruar Kule.

Zoti Kule ka sqaruar se zgjedhjet në universitete duhet të shërbejnë si model për politikën, e cila duhet të qendrojë jashtë dyerve të fakulteteteve ku studiojnë brezat e rinj shqiptarë.

Në këtë konferencë për shtyp, Kule ka shtuar se shumë të rinj, pjesë të strukturave politike, kanë shpërndarë trakte me fyerje të ndryshme ndaj kandidatëve.


Numërimi i votave në universitete
përfundoi të martë, duke certifikuar fituesit. Në shumë fakultete të Tiranës ka patur vetëm një kandidat, çka ka bërë që fituesi të ishte i shpallur që në fillim.

Incidenti i vetëm i regjistruar gjatë proçesit ishte ai në Fakultetin e Muzikës, pranë Akademisë së Arteve, ku numërimi u bllokua në orën 19 të ditës së hënë deri në orën dhjetë të së martës, pasi anëtarët e komisionit nuk pranonin të firmosnin proçesverbalet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA