
Zlatan Ibrahimovic nuk mund të gjejë paqe. Sulmuesi suedez i Milanit u denoncua pasi shkaktoi aksident ndaj një gruaje duke mos e ndihmuar më pas atë.
Ngjarja ndodhi pasditen e së martës, pas përfundimit të seancës stërvitore të Milanit. Në momentin që po dilte nga Milanelo, Ibrahimovic goditi gazetaren me iniciale V.R e cila po përpiqej të siguronte një intervistë me të duke e plagosur në dorë.
Pas incidentit, Ibrahimovic u largua menjëherë duke mos i dhënë ndihmën e parë gazetares e cila duke parë situatën thirri urgjencën për të shkuar në spital dhe pasi mori mjekimin e duhur ajo nuk ngurroi të denoncojë futbollistin.
Në vendin e ngjarjes mbërriti edhe policia për të studiuar ngjarjen, ndërkohë që hidhen dyshime për gazetaren V.R. Mësohet se ajo punonte për një rrjet social si dhe një agjenci të njohur fotografike e drejtuar nga Fabrizio Korona. Klubi i Milanit preferoi të mos e komentojë këtë ngjarje, ndërkohë që Ibrahimovic u njoftua për denoncimin me të mbërritur në banesën e tij.
Top Channel