Somali, rrëmbime masive të fëmijëve

21/02/2012 14:45

Klasa të tëra nxënësish në Somali, disa prej të cilëve 10 vjeç, janë detyruar të luftojnë për militantët islamikë, vëren një raport i Human Rights Watch.

Një numër i papreçedent fëmijësh janë rrëmbyer në dy vitet e fundit, me djemtë që përdoren si ushtarë dhe vajzat që përdoren si “bashkëshorte” për luftëtarët e Al Shabab.

Al Shabab kontrollon pjesën më të madhe jugore dhe qendrore të Somalisë, por forcat aleate të qeverisë së mbështetur nga OKB vitin e kaluar i dëbuan militantët nga kryeqyteti Mogadisho.

Ndërkohë, gjashtë civilë janë vrarë nga një minë tokësore në qendër të Somalisë, ndërsa 14 të tjerë janë plagosur në të njëjtën ngjarje, pasi autobusi me të cilin po udhëtonin shkeli mbi minë, 70 km në veri të qytetit të Baidoas.

Korrespondentët e mediave ndërkombëtare deklrojnë se minat mund të jenë vendosur nga guerrilasit e Al Shabab, që po përpiqet të ndalë avancimin e trupave etiopiane drejt Baidoas.

Përdorimi i fëmijëve për ushtarë nuk është një fenomen i ri në Somali. Ajo që ndryshon, sipas raportit të publikuar të martën nga HRW, është shkalla dhe dhuna e rekrutimit të detyruar nga grupi terrorist që prej vitit 2010.

“Gjatë dy viteve të fundit, Al Shabab ka rritur rrëmbimin e fëmijëve jo vetëm nga shtëpitë e tyre, por edhe nga shkollat dhe kampet e argëtimit”, ka deklaruar kërkuesja e HRW, Leatitia Bader.

Top Channel