Shtatë vjet më parë Napoli ishte në Serie C, ndërkohë që Chelsea fitonte pas 50 vjetësh titullin e parë kampion në Angli dhe shkonte deri në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve.
Por kohët kanë ndryshuar, Napoli nuk është më ajo skuadër ndërkohë që londinezët kanë humbur shumë nga fuqia e tyre.
Sonte në mbrëmje të dyja këto skuadra do të ndeshen në “San Paolo”, ku do të kërkojnë të vazhdojnë ëndrrën europiane.
“Ne jemi në vështirësi prej disa ndeshjesh dhe kjo gjë na bën më të vetëdijshëm për rëndësinë e kësaj sfide”, ka pohuar trajneri i anglezëve Vilas Boas.
“Shpresoj shumë që të bëjmë një ndeshje të madhe dhe të marrin një rezultat të mirë, pasi është dhe sfida e dytë në “Stamford Bridge””, ka përfunduar tekniku portugez.
Ndërkohë, trajneri Mazzari, i cili nuk do të jetë në stol për shkak të pezullimit, ka kërkuar ndihmën e tifozerisë për të fituar ndaj Chelsea.
“Që të pretendojmë për rezultat duhet të bëjmë një ndeshje perfekte. Për ne do të jetë e rëndësishme të shënojnë, të mos lejojmë që Chelsea të bëjë lojën e vet, dhe për këtë do të na ndihmojnë tifozët tanë në “San Paolo”, të cilët janë më të mirët në Europë”, ka shpejguar ai.
Ndeshja tjetër e mbrëmjes do të jetë ajo e orës 18:00 mes CSKA Mosca dhe Real Madrid. I ftohti rus do të jetë një pengesë për madrilenët e Mourinho-s, të cilët do të kërkojnë të marrin një rezultat premtues për ndeshjen e kthimit në “Santiago Bernabeu”.
Top Channel