Përpara se të komentojë qëndrimin e forcave ushtarake shqiptare në Afganistan, ish-Presidenti Alfred Moisiu dëshiron t’i shprehë ngushëllimet familjes së komandantit Feti Vogli. Ish-presidenti thotë se e njeh mirë këtë lloj dhimbje.

“Humbja është gjë e madhe, mua më kanë ndodhur në familjen time, jo vetëm të djalit tim, por kësaj radhe kjo është një pabesi.

Pabesi, sepse ushtarakët shqiptarë u qëlluan nga persona të veshur si pjestarë të forcave të sigurisë afgane. Por, besnik ndaj angazhimit atlantik të Shqipërisë, ish-Presidenti Moisiu thotë se nuk ka arsye për t’u tërhequr nga Afganistani:

“Jemi të angazhuar, jemi pjesëtarë të NATO-s, dhe ata që janë tërhequr mendoj se kanë gabuar. NATO ka vendosur unanimisht për këtë mision human, ashtu sic u vendos për të shkuar, ashtu duhej vendosur për t’u larguar”, thotë ish-presidenti Moisiu.

Shqipëria ka disa vite e angazhuar në Afganistan dhe vetë Alfed Moisiu i ka vizituar trupat shqiptare atje gjatë kohës që ishte president i republikës.

Top Channel