Përfundoi 3-1 ndeshja mes Napolit dhe Chelseat, një rezultat që do t’i hapë shumë punë trajnerit të skuadrës angleze Vijas Boas.
Napolitanët e nisën vrullshëm ndeshjen duke rrezikuar ndjeshëm portën kundërshtare. Por goli i Matës, pas një gabimi të Canavaros, kaloi Chelsean në avantazh dhe gjithashtu shokoi tifozët në San Paolo.
Kjo situatë zgjati deri në momentin kur Lavezzi barazoi me një supergol. Goli i Cavanit në fundin e pjesës së parë coi me moral më të lartë napolitanët në dhomat e zhveshjes.
Dominimi i Napolit vazhdoi edhe në pjesën e dytë. Përpjekjet e tyre u shpërblyen në minutën e 65-të kur Lavezzi shënoi golin e tretë dhe vulosi rezultatin e mbrëmjes.
Napolitanët fituan në San Paolo, ndërkohë që me 14 mars në Stamford Bridge ata kanë mundësinë më të mirë për të shkruar sërish historinë.
Top Channel