Rritja e temperaturave dhe ndërprerja e reshjeve në fundjavë kanë
mundësuar pastrimin e rrugëve rurale në disa komuna të cilat kanë qenë
të bllokuara nga reshjet e borës.

Kjo ka bërë që ditën e hënë, në disa prej shkollave të mbyllura si pasojë e kushteve të motit të rinisë mësimi,
Ministria e Arsimit ka sqaruar përmes një njoftimi zyrtar për mediat se
sot janë hapur shkollat e qytetit të Kukësit dhe Krumës, konkretisht në
Kukës, janë: shkolla “Avni Rustemi”, shkolla “Bajram Curri”, “Riza
Spahiu”, “1 Qershori”, “Lidhja  e Prizrenit”, “Ahmet Voka” dhe “Havzi
Nela”.

Në Krumë, sot ka nisur mësimi në shkollën e mesme “Skënderbeu” dhe në
shkollën 9-vjeçare të Krumës, kurse në Tropojë ende nuk është hapur
asnjë shkollë. Në qarkun e Shkodrës janë hapur shkollat ne Bashkine e
Pukes dhe Fushe-Arrëz qytet.

Sot janë hapur të gjitha shkollat në Malësi të Madhe me përjashtim të
katër shkollave, në Vermosh, në Vukli dhe Selce dhe në komunën Kelmend. Në qarkun e Dibrës, sot janë hapur skollat e qytetit te Peshkopise,
shkolla e mesme profesionale, gjimnazi dhe 4 shkollat 9-vjeçare te
qytetit, shkollat e komunes Tomim Melan, Maqellare, Kastriot, Komuna
Fushe Ali, Komuna Sllovë, Mumurr-Qendër.

Ministria e Arsimit ka njoftuar se aktualisht në Murrë, Arras, Sine,
Çidhen të qarkut të Dibrës mësimi nuk mund të zhvillohet. Gjithashtu i
pamundur është zhvillimi i mësimit dhe në shkollat në Kala e Dodes, Reçi
dhe Lura.
Ministria e Arsimit njofton se jane akoma edhe 40 shkolla të cilave nuk u janë pastruar çatitë në Peshkopi
Në Bulqizë hapen sot të gjitha shkollat e qytetit me përjashtim të Ternovës. Në Mat, sot janë hapur te gjitha shkollat e Matit.

Në Librazhd janë hapur të gjitha shkollat me përjashtim të Rajces që ka
dy shkolla që nuk hapen, Stërbleva një shkollë, komuna qendër një
shkollë nuk hapet, në Orenjë dy shkolla që nuk hapen. Në Mirditë ka
nisur mësimi në të gjitha shkollat e Bashkisë Rubik dhe Rrëshen në qytet
dhe fshatra, një shkollë në Fan dhe një në Selitë.

Pjesa tjetër e shkollave në këtë qark vazhdojnë të jenë të mbyllura
ndonëse catitë janë të pastruara të gjitha nga dëbora. Në qarkun e
Korcës me përjashtim të Lekasit janë hapur të gjitha shkollat. Në
Kolonjë, me përjashtim të shkollës së Çlirimit dhe Luarasit janë hapur
të gjitha shkollat.

Elbasan, 20 fshatra ende të bllokuara

20 fshatra të Qarkut të Elbasanit vijojnë të mbeten te izoluar prej reshjeve të dëborës. Zonat më problematike jane Librazhdi e Gramshi.

Krerët e Komunave thonë që banorët e izoluar nuk kane rezerva ushqimore. Mjaft prej tyre nuk kanë munduar që të përfotjnë asistencë mjekësore e ushqime. Deputeti i Partisë Socialiste Agim Leka kërkon që të merren masa për të furnizuar banorët me ushqime pasi sipas tij situata ende është e mjaft problematike.

Ne fshatin Qarrishtë te Komunës Qendër Librazhd, 240 familje janë bollkuar prej më shumë se një muaji dhe kane ende nevoje per ushqime e ilaçe.

Ndihma per familjet e varfra ne Bulqize  

Rreth 6 ton ushqime janë shpërndarë në fundjavë në qytetin e Bulqizës
dhe rrethinat si ndihmë që vinte nga Forumi i Gruas i Aleances Kuq e Zi.

Perfaqesuesve te kesaj organizate kane organizuar mbledhjen e me pas dergimin prane familjeve me te varfra te qytetit te Bulqizes te paketave ushqimore qe u shperndane per qindra familje, shumica e te cilave kane vuajtur pasojat e dimrit shume te keq qe ka goditur disa zona te vendit.

Perfaqesuesit e Aleances Kuq e Zi jane takuar edhe me disa nga familjet qe perfituan ndihmen dhe kane biseduar me ta per problematiken e jeteses ne kete qytet te varfer.

Zona e Bulqizes eshte nje nga qytetet me numrin me te madh te familjeve te varfra. Veshtiresite e jeteses u rriten ndjeshem edhe per shkak te temperaturave shume te ulta dhe debores qe paralizoi plotesisht jeten ne kete qytet. Per familjet e varfra jane derguar ndihma nga individe si dhe nga ana e Aleances Kuq e Zi.

 

Top Channel