Rama në Departamentin e Shtetit

20/02/2012 00:00

Për kryesocialistin Edi Rama takimi i zhvilluar me zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit për Europën, Filip Riker ka qenë i suksesshëm dhe i shoqëruar, sic tha ai, me energji shumë pozitive dhe diskutime tërësore dhe të hapura.

“Ishte një takim shumë shumë pozitiv, me energji shumë pozitive, me shumë çështje për të diskutuar në mënyrën më të hapur dhe në mënyrën më miqësore. Dhe ishte një tjetër gur i rëndësishëm në murin e miqësisë, të bashkëpunimit, të komunikimit intensiv për të çuar përpara të gjitha proceset që kanë të bëjnë me integrimin europian të Shqipërisë. Që kanë të bëjnë me demokratizimin e mëtejshëm të vendit, që kanë të bëjnë me rolin e Shqipërisë në rajon dhe që kanë të bëjnë në fund të fundit me Shqipërinë që duam si aleatë të SHBA-ve por dhe si një vend që duhet të mishëroj vlerat që mishëron aleati ynë më i madh”, tha Rama.

Pa dhënë detaje të mëtejshme për takimin në Departamentin e Shtetit, kryesocialisti dha megjithatë në përgjigjen e shkurtër një mesazh të qartë për vlerën e tij.

“Për këtë duhet të pyesni Departamentin e Shtetit, por unë mund t’ ju them se jemi jo vetëm të kënaqur, por edhe të frymëzuar nga ky takim”, u përgjigj kreu i PS-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA