Ostreni nën pushtetin e dëborës
20/02/2012 20:50
“Shqipëria Tjetër” sjell sonte një tjetër realitet të zonave të bllokuara nga dëbora në Bulqizë.
Fshatrat e komunës Ostren kanë qenë ndër ata që kanë përjetuar më gjatë izolimin nga reshjet e shumta të borës. Banorët tregojnë se ndihma u ka munguar dhe se janë detyruar të përballojnë gjithcka duke dhënë e marrë mes njëri-tjetrit.
Largësia nga rruga kryesore dhe bllokimi i shtigjeve nga orteqet ua ka vështirësuar edhe më shumë mbijetesën.
Për më shumë ju ftojmë të ndiqni gazetarin Marin Mema dhe operatorin Denian Sevi në reportazhin javor të ciklit “Shqipëria Tjetër”.
Top Channel